Arms School Academy

 Home / Akademia

Arms School Academy (A.S.A.)

ASA është akademia e parë private shqiptaro-italiane që formon profesionistë në fushën e sigurisë.


Akademia është fjalë e fundit e teknologjisë me standarte Europiane. Arms School Academy sot ka një poligon qitje të mbyllur me 12 linja plotësishtë dixhitale.

Miratuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë me numur license: LN-875-11-2014

Pasion dhe profesion

ASA ofron mundesinë e një formimi profesional të standarteve europiane.

Stafi që përgatit profesionistët e rinjë është i trajnuar nga akademitë Beretta dhe Fiocchi.

Profesionistët e rinjë, në fund të trajnimit, do të zotërojnë formimin e duhur teorik dhe praktik për tu përballur menjëherë me tregun e punës ku do që është e nevojshme e per cdo lloj misioni.

Kandidati duhet te përmbushë kriteret

Kushtet dhe kriteret

Mund të marri pjesë në trajnime cdo individ shqiptar apo i huaj nga mosha 19 deri në 45 vjec.

Kandidatët duhet të kenë kryer arsimin e mesëm.

Të jenë në gjëndje optimale fizike.

Të mos ketë precedentë penal apo të jetë në gjykim.

Te mos jetë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike dhe lëndeve narkotike.

Të mos ketë c'rregullime të sferës psikike.

Lista e dokumentave

Dokumentat që duhen paraqitur ne ASA
  • 1) Dokument identifikimi i vlefshëm
  • 2) 4(katër) fotografi (format passaportë)
  • 3) Raport mjeko-ligjor
  • 4) Dëshmi penaliteti
  • 5) Diploma e shkollës se mesme

Kohëzgjatja dhe nivelet

Tipet e trajnimeve dhe kohezagjata

Trajnimet kanë kohëzgjatje 5 mujore. Cdo kandidat mund të zgjedhë trajnimit që dëshiron të marrë pjesë. Trajnimet janë:
Instalim dhe menaxhim të sistemeve të sigurisë
Programime software dhe menaxhim
Trajnim mbi sistemet CCTV
Trajnim mbi sistemet e alarmit
Trajnim mbi sistemet e alarmit të zjarrit

Pjesëmarrësit pajisen me certifikatë

Cerktifikimi i trajnimit

Të gjithë pjesëmarrësit që mbyllin me sukses trajnimin, pajisen me certifikatë sigurie nga Arms School Academy (A.S.A.) të njohur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Pjesëmarresit me rezultate të larta, që gjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit, tregojnë interes të lartë, profesionalitet dhe seriozitet, do t'u krijohet mundësia të aplikojnë menjëherë për një vend pune në Pelikani Security GROUP.

Aplikimet kanë filluar

Regjistrohu menjeherë në Arms School Academy për të marrë pjesë në kurset 5 mujore me akademikë të përgatitur nga universitetet Italiane, Austirake e Gjermane.

Copyright © 2024 Pelikani Security GROUP